CH-Ballkani
Prokurorët e interesuar për t’i mbrojtur gazetarët nga kërcënimet
Gjithashtu janë caktuar shtatë prokurorë në shtatë prokuroritë e Kosovës për t’u marrë me rastet e gazetarëve dhe kërcënimeve ndaj tyre
Për herë të parë është mbajtur tryeza “Tryezë pune lidhur me rastet e kërcënimeve ndaj gazetareve”, në Prishtinë, organizuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, raporton albinfo.ch.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, prokurorë nga prokuroritë e Kosovës, Policia e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.
Kjo tryezë është mbajtur për herë të parë, duke vënë në pah kërcënimet që i marrin gazetarët në Kosovë.
Është thënë se që nga paslufta deri më tani janë regjistruar 130 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, prej tyre më së shumti në Prishtinë, gjithsej 90.
Besim Kelmendi, prokuror në zyrën e kryeprokurorit të Shtetit është caktuar si koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve në lidhje me punën e tyre si gazetarë.
Gjithashtu janë caktuar shtatë prokurorë në shtatë prokuroritë e Kosovës për t’u marrë me rastet e gazetarëve dhe kërcënimeve ndaj tyre. Prokuroria e Shtetit është e interesuar që t’i mbrojë gazetarët kur ata kërcënohen dhe të jetë në shërbim të tyre, që të kryejnë punën e tyre pa presion dhe pa problem.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












