Shkurt.ch
Prokurori nga SVP hedh poshtë Iniciativën: “E ka koston e lartë”
Për shkak të kostos së lartë por jo vetëm për këtë, prokurori Grädel e hedh poshtë iniciativën, përkundër faktit se edhe vetë është anëtar i SVP-së
Përveç shumë argumenteve me të cilat sulmohet iniciativa e SVP/UDC-së për “zbatimin e dëbimit të kriminelëve të huaj”, ajo së fundi është kritikuar edhe për koston e madhe që do të shkaktonte jetësimi i saj.
Dhe më interesantja është se kjo kritikë vjen pikërisht nga një anëtar i SVP-së.
Fjala është për Rolf Grädel, i cili është prokuror i përgjithshëm i Kantonit të Bernës dhe kryetar i Konferencës Zvicerane të Prokurëve të Përgjithshëm (SSK).
Ai, në një prononcim për gazetën “NZZ am Sonntag” ka thënë se iniciativa do të rrisë shpenzimet në fushë të drejtësisë.
“Ndonëse për shkallën e shtimit të kostos mund vetëm të spekulohet, në nivel të Zvicrës ajo do të arrijë shumë shpejt te milionët dyshifrorë”, ka thënë prokurori, transmeton albinfo.ch.
Prandaj edhe për këtë arsye, por jo vetëm për këtë, Grädel e hedh poshtë iniciativën përkundër faktit se edhe vetë është anëtar i SVP-së.
Në këtë kontekst ai ka thënë se në rast të zbatimit të iniciativës, shumë shtetas të huaj të cilët i kërcënon dëbimi nga Zvicra do të kenë nevojë për avokatë mbrojtës zyrtarë. Dhe këtu bëhet fjalë edhe për shumë të akuzuar për vepra penale të lehta.
Personat e kësaj kategorie sot, në kushtet normale nuk kanë nevojë të marrin avokat zyrtar. Por do të ndryshojë gjendj nëse ata, krahas veprës penale për të cilën janë dënuar, pas miratimit te iniciativës do t`i kërcënojë edhe dëbimi nga Zvicra. Sepse siç e thotë Grädel, “vendimi për dëbim është një dënim me peshë të konsisderueshme”.
Në të kaluarën, gjykata të ndryshme, mes të cilave edhe Gjykata Federale, kanë qenë të detyruara që të akuzuarve ndaj të cilëve është shpallur vendimi për dëbim, t`u sigurojnë detyrimisht mbrojtja juridike. Dhe për personat që do të sigurojnë mbrojtjen, avokatët zyrtarë duhet të paguhen nga shteti.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë















