Integrimi
Prokurori, rigjykim për vrasësin e Viganit, dënimi tepër i butë
Michael Scherrer ka thënë se Gjykata e Lartë duhet ta rishqyrtojë lartësinë e dënimit. “Është marrë një vendim që për mendimin tim është tepër i butë”
Vendimi që javën e kaluar Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka marrë për dënimin me 16 vjet burg të vrasësit të Vigan Morinës (albinfo.ch ka raportuar) është konsideruar nga prokurori i lëndës si jo adekuat me krimin. Për këtë arsye Michael Scherrer ka vendosur që çështjen ta çojë një shkallë më lartë, në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Cyrihut.
Në korrik të vitit 2012 i riu 22 vjeçar me prejardhje kurde të Sirisë, Shivan M., para lokalit të njohur të natës Kaufleute në Cyrih kishte vrarë duke e therur me thikë Vigan Morinën dhe kishte plagosur rëndë vëllain e tij, Visar Morinën.
Prokurori Scherrer ka thënë për televizionin SRF se Gjykata e Lartë duhet ta rishqyrtojë lartësinë e dënimit. “Është marrë një vendim që për mendimin tim është tepër i butë”.
Scherrer do të çojë më tutje në Gjykatën e Lartë edhe dënimet e dy ndihmësve në vrasjen e Viganit
Në procesin e përfunduar javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, prokurori kishte kërkuar 20 vjet burg për vrasje të rëndë për Shivan M. Trupi gjykues është pajtuar me emërtimin e krimit që e ka bërë prokurori por e ka ulu dukshëm masën e dënimit, nga 20 në 16 vjet.
Nga ana tjetër, mbetet të pritet nëse edhe avokati i të akuzuarit kryesor do të ushtrojë ankesë. Në mbrojtjen ee tij ai kshte kërkuar dënim me 12 vjet burg për vrasje me paramendim dhe për lëndim ë rëndë trupor.
Ndërsa Scherrer do të kërkojë që të anulohet edhe lirimi që u është bërë me vendim gjyqësor dy personave të akuzuar për ndihmë respektivisht lehtësi të vrasjes. Ai kishte kërkuar pesë vjet burg për personin që kishte ndihmuar në vrasje dhe 14 muaj burg me kusht për tjetrin, që e kishte lehtësuar vrasjen.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër














