Kosova
Prokuroria e Hagës kërkon nga 6 vjet burgim për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn
Ata po akuzohen për pengim të procedurës para kësaj gjykate dhe frikësimit të dëshmitarëve
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar që ndaj të akuzuarve Hysni Gucati e Nasin Harasinaj të vendoset dënim nga 6 vjet burgim për secilin, nën akuzën e pengimit të procedurës para kësaj gjykate dhe frikësimit të dëshmitarëve, transmeton Albinfo.ch.
Në parashtresën e saj përfundimtare në gjykatë, prokuroria theksoi se vetëm dënimi me burg është i mjaftueshëm për sjelljen e të akuzuarit dhe se vetëm ai mund të parandalojë kryerjen e krimeve të ngjashme.
Për të pasqyruar të gjithë sjelljen kriminale të të akuzuarit, Prokuroria e Specializuar kërkon një dënim të vetëm për secilin të akuzuar nga gjashtë vjet burgim dhe 100 euro gjobë.
Mospagesa e gjobës në afatin e caktuar duhet të rezultojë me një zgjatje të dënimit me burgim për një muaj, thuhet në përmbledhjen e fundit prej 156 faqesh të prokurorisë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













