Lajme
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për vrasësin e Shqiponja Isufit
Në fillim ishte dyshuar për vetëvrasje por në fund doli se ekonomistja shqiptare nga Kosova, Shqiponja Isufi, ishte mbytur
Një burrë nga Bergdietikon (Kamtoni Aargau) kishte telefonuar urgjencën në shtator të vitit 2022 dhe kishte deklaruar se gruaja e tij ishte mbyllur në banjë dhe nuk po përgjigjej më. Punonjësit e shpëtimit e kishin gjetur të vdekur gruan në fjalë, transmeton albinfo.ch. Tani burri i saj akuzohet për vrasje.
Mësohet se ai e ka mbytur gruan e tij, duke e ngufatur. Viktima është profesoresha universitare dhe aktivistja e njohur në komunitetin shqiptar, Shqiponja Isufi.
Krimi ka ndodhur më 25 shtator 2022. I akuzuari në atë kohë ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka thënë se gruaja e tij ishte mbyllur në banjë dhe nuk po u përgjigjej thirrjeve, shkruan Limmattaler Zeitung. Ekipet e shpëtimit goditën derën dhe gjetën të vdekur 41-vjeçaren. Në fillim ata supozuan se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Por hetimet e zhvilluara ndërkohë ngritën dyshime dhe lindën paqartësi. Gjurmët dhe ekzaminimi mjeko-ligjor treguan se në këtë krim kishte ndikim të palës së tretë, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit publik në kantonin Aargau. Në fund doli se gruaja – ekonomistja shqiptare nga Kosova Shqiponja Isufi – ishte mbytur.
Prandaj, bashkëshorti ishte arrestuar një ditë më vonë nën dyshimet e forta për vrasje, përcjell albinfo.ch. Ai pastaj kishte pranuar se është përgjegjës për vdekjen e gruas së tij. Prokuroria publike supozon se krimit i ka paraprirë një debat mes tyre.
Ajo i klasifikon veprimet e të akuzuarit si “veçanërisht të paskrupullta, torturuese për viktimën dhe që tregon një sfond egoist” të dorasit. Për këtë arsye prokuroria ka ngritur akuzë për vrasje të rëndë.
Kërkohen 18 vjet burg
Akti kishte bërë bujë të madhe në diasporën shqiptare, ku viktima, Shqipe Isufi ishte shumë e njohur. Brenda komunitetit shpejt lindi dyshimi se bëhej fjalë për një femicid.
Prokuroria publike kërkon dënim me burg prej 18 vitesh. I akuzuari prezumohet i pafajshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













