Lajme
Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Lutfi Hazirit, kryetarit të Gjilanit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Lutfi Hazirit, kryetarit të Gjilanit, për keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër kryetari të Gjilanit, Lutfi Haziri, nën dyshimi se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Vetë Haziri këtë aktakuzën e ka quajtur të kundërligjshme.
Sipas aktakuzës, kryetari i Gjilanit duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik.
“I pandehuri më 13 qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qira të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit. Ndërkaq, më 1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë.
Pas një muaji jo të plotë përfaqësuesi i kompanisë NTP “ SO. BEZI”, thuhet se ka bërë kërkesë për ndryshimin e kontratës, ku ka kërkuar që të reduktohet kontrata duke i hequr disa parkingje që nuk kanë sjell fitime të mira.
“Me datën 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, i pandehuri ka nënshkruar Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H. Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000 euro, (për çdo vit nga 33.600,oo euro), pasi që kontrata është e nënshkruar për 5 vjet”, thuhet në njoftim.
Kjo rrjedh pasi që me kontratën e parë biznesi “S.O Bezi” ka qenë i obliguar që në emër të qeras të paguaj vlerën vjetore prej 54.120 euro, ndërsa, me aneks kontratën është zvogëluar obligimi për biznesin e lartcekur kështu që tani është i obliguar që të paguaj çmimin prej 20.520 euro.
Sipas aktakuzës, kryetari Haziri me këto veprime ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Prokurori e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtorë për kryerjen e veprës penale dhe të dënohen sipas ligjit.
Por, menjëherë ka reaguar kryetari i Gjilanit, duke e quajtur të kundërligjshme ngritjen e aktakuzës.
“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se Prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare,” tha kryetari i komunës së Gjilanit duke shtuar se para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha të martën se ka qenë gjithçka ligjore në atë që Prokuroria pretendon se ai e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme.
“Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme. Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën e Hazirit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












