Zhvillim
Promovohen në Gjilan bizneset nga diaspora
Komuna e Gjilanit ka organizuar forumin me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimin Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Gjilani.
Komuna e Gjilanit ka organizuar forumin me temën “Mundësitë për investime në komunën e Gjilanit” dhe takimin Biznes me Biznes (B2B) në mes të bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Gjilani.
Siç raportojnë mediat lokale nga ky forum, komuna e Gjilanit ka në botën e jashtme të paktën 32 % të popullatës së saj, kështu që edhe përkushtimi dhe angazhimi i qeverisjes komunale është gjithnjë në funksion të kësaj, duke bërë që muajt e pushimeve të verës të jenë muaj, të cilët do të dominohen nga qytetarët tanë në diasporë.
Ndërsa autoritetet lokale pretendojnë se kanë krijuar lehtësi të shumta dhe njëkohësisht thonë të kenë krijuar ambient të veçantë në aspektin e mbështetjes dhe përkushtimit ndaj kësaj kategorie që mban gjallë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e afarizmit të vogël, të mesëm dhe atij industrial.
“Komuna ka ulur tarifat deri në pikën zero sa i përket fushës së bizneseve dhe kështu, falë angazhimit të përbashkët, kemi klimë të mirë të mirëbesimit. Ky forum me temën “Mundësitë për investime në komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga komuna e Gjilanit është i mirëseardhur në çdo moment, sepse nevoja për t’u njohur dhe nevoja për të komunikuar gjithnjë është shumë e madhe”, ka thënë kryetari Haziri, transmenton albinfo.ch. Ai ka inkurajuar të gjithë biznesmenët e diasporës që të investojnë në Gjilan, sepse kanë mundësi të shumta dhe kuadro të përgatitura për të gjitha profesionet.
Siç raporton rajonipress, në fjalën e tij në këtë takim, ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se diaspora është shtylla kryesore të hyrave të deritanishme në Kosovë. Gjithashtu ka përshëndetur takime të tilla, të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.
“Ky forum ka për qëllim arritjen e objektivave bazë, si fuqizimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën, promovimin e bizneseve nga diaspora dhe mundësitë e investimeve në komunë për bizneset e diasporës, pastaj krijimin e lidhjeve të qëndrueshme në mes të institucioneve komunale dhe diasporës dhe promovimin e lehtësive, të cilat komuna i ofron për bizneset që operojnë në Gjilan, por edhe promovimin e projekteve ku mund të investohet. Roli dhe rëndësia e mërgatës për investimet në Kosovë është kruciale dhe shumë e nevojshme edhe më tutje, sepse mërgata është ajo që vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë në Gjilan ministri Murati.
Në këtë forum, me fjalë përshëndetëse dhe përshkrim të sfidave dhe qëllimeve që kanë janë paraqitur udhëheqës të bizneseve nga Gjilani dhe nga diaspora, duke potencuar entuziazmin e madh për zhvillim ekonomik dhe zhvillim edhe të vendit njëkohësisht.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana










