Shkurt.ch
Propagandë besimkrijuese është shpërndarë nëpër shtëpia
Disa qindra kopje të librit të një predikuesi turk janë shpërndarë në kutitë postare të shtëpive në Gjenevë. Disa banorë kanë reaguar.
Titulli në fjalë fsheh një përmbajtje shumë të ndryshme. Të dielën qindra kopje të librit “Islami denoncon terrorizmit” janë shpërndarë te banorët e Gjenevës, ka raportuara të martën gazeta frankofone e kantonit “Tribune de Genève”. Tre burra kanë udhëtuar në kantonin e Gjenevës në një 4×4 të zezë, e regjistruar në Holandë, dhe kanë shpërndarë nëpër kutitë postare librin në fjalë.
“Kur pashë titullin e librit, mendova se ishte diçka pozitive. Por, duke e shfletuar, disa fjali më kanë tronditur”, dëshmon një banor. Autori kritikon teorinë e evolucionit të specieve. “Adnan Oktar, i njohur gjithashtu si Harun Jahja, është një besimkrijues i njohur turk, mysliman. Në vitin 2007 ai e pati shpërndarë tashmë në gjithë botën, duke përfshirë edhe Zvicrën, veprën e tij “Atlasi i Krijimit”.
Në vendin e tij të origjinës ai u dënua me 3 vjet burgim në vitin 2008 për krijimin e një organizate të paligjshme dhe për pasurim personal. Ai më pas rifiton besim dhe aktualisht drejton shfaqjen e tij televizive. I kontaktuar nga gazeta “Tribune de Gjenevë”, drejtori i Institutit të kulturave arabe dhe mesdhetare “L’Olivier” beson se shkrimet e tij janë propagandë.
Shpërndarja e këtij libri i është raportuar policisë së Gjenevës nga disa njerëz.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













