Lajme
Propozimet e lehtësuesit Cooper
Në takimin e parë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për CEFTA-n, doganat dhe librat kadastralë
Ashtu siç është paralajmëruar, bisedimet nisin me tema të ashtuquajtura të lehta. Burime të gazetës kosovare “Express”, të afërta me kabinetin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, kanë treguar tri temat që do të diskutohen mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Në takimin e parë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për CEFTA-n, doganat dhe librat kadastralë.
“Me këto tema nis dialogu i shumëpërfolur mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë një diplomat evropian.
Burime të gazetës Express thonë se ndërmjetësuesi i BE-së, Rober Cooper do të propozojë që takimet e ardhshme të CEFTA-s të mbahen sipas formulës Guemnich.
Derisa zgjidhjen për funksionalitetin e Pikës 1 dhe 31 të Doganës së Kosovës, ai e sheh tek aplikimi i vulës me mbishkrimin “Kosovo”, e jo “Republika e Kosovës”, apo “Kosovo/UNMIK”, siç kërkon Serbia.
“Ne besojmë se zgjidhja më e mirë për funksionimin e CEFTA-s është aplikimi i formulës Guemnich. Kjo formulë është përkrahur si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë”, ka thënë zyrtari evropian.
Në takimin e parë mes Prishtinës dhe Beogradit, që zhvillohet më 8 mars në Bruksel, nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje, por evropianët po insistojnë që ky takim të kalojë në frymë konstruktive për temat që do të diskutohen.
Kosova në takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, derisa udhëheqës i delegacionit serb do të jetë Borko Stevanovic.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












