Lajme
Protesta kundër privatizimit të PTK-së
Punëtorë të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar privatizimin, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës është duke debatuar për Projektbuxhetin e vitit 2011, që përmban një nen që ka të bëjë me privatizimin e kësaj kompanie me fitimprurëse në Kosovë.
Përpjekja e Qeverisë për të marrë aprovimin nga Kuvendi për privatizimin e PTK-së, nëpërmjet miratimit të buxhetit, ka nxjerrë në rrugë këta punëtorë të organizuar nga Sindikata e PTK-së, për të kundërshtarë të privatizimit të kësaj ndërmarrje publike.
Kryetari i sindikatës së pavarur të PTK-së, Milazim Alshiqi, dhe ai i sindikalistëve profesionistë, Bashkim Fazliu, kanë thënë se me këtë akt Qeveria po del kundër Kushtetutës, me nenin 4 të Ligjit për buxhetin, i cili pritet të votohet sot.
Ata kanë kërkuar nga deputetët ta kundërshtojnë këtë lojë të Qeverisë dhe të mos e shesin PTK-në, ngase ajo nuk është e Qeverisë.
Ndryshe, në mbledhjen e së mërkurës, Komisionit parlamentar për legjislacion dhe gjyqësi ka marrë vendim që të rekomandojë heqjen e nenit të 4-të nga projekt-buxhetit për buxhet, ngase, sipas tyre, marrja e aprovimit në këtë formë është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe ligjet në fuqi të vendit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












