Shqipëria
Protesta mbyllet për vitin 2018, Studentët: Rikthehemi në janar
21 dhjetori, dita e fundit e mësimit në universitete para festave të fundvitit, shënoi njëkohësisht ditën e fundit të protestës për studentët.
Nga nesër, sheshi para kryeministrisë do të jetë bosh. Protesta e studentëve ka përfunduar dhe do të kthehet sërish nëse ende nuk do të jenë plotësuar 8 kërkesat e tyre. Kohë kjo që do i lihet kryeministrit Edi Rama për të reflektuar.
“Nga shumica e studentëve të universiteteve është vendosur që të kemi një periudhë pushimi që tani deri në janar, deri në fillimin e shkollës, dhe të hënën e parë që do vijmë do vazhdojmë sërish me protesta. Vendosëm të shkojmë në shtëpi, në një farë mënyre edhe për të rikuperuar kohën e humbur, për të mësuar, edhe për të pushuar… po edhe festat janë tani afër”, thonë studentët.
“Shpresoj që kryeministri të reflektojë dhe të pranojë ato 8 kërkesat tona dhe ne të vazhdojmë mësimin nëpër fakultete”, shtojnë ata.
Ndryshe nga ata, studenti Klajdi Bello mendon se qoftë dhe i vetëm do të vazhdojë protestën: “Unë jam një nga ata që do të vijojë protestën sot në orën 17:00. Të gjithë ata qytetarë, jo vetëm studentë, kush do të iki të hajë bakllava, të vazhdojë. Protesta do të vijojë, qoftë edhe i vetëm”, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Studentët e politeknikut kanë qenë të parët, të cilët bojkotuan mësimin dhe më pas studentë të tjerë iu bashkuan duke krijuar kështu një bojkot kombëtar. Prej 17 ditësh, auditorët e këtij fakulteti qëndrojnë bosh dhe si dihet nëse do të vijojnë të jenë të tillë edhe më 7 janar, pas mbarimit të pushimeve të fundvitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













