Lajme
Protesta në Lozanë, gjashtë të mitur u arrestuan
Disa persona janë mbledhur të shtunën në mbrëmje në Le Flon, duke bërë thirrje thirrje për “përhapjen e zjarrit përtej kufirit”.
Thirrjet erdhëm nga rrjetet sociale, duke përfshirë Snapchat dhe Tiktok.
Sipas “20 Minutes”, janë sulmuar dyqane të ndryshme, janë thyer dyert dhe xhamat. U sulmuan edhe oficerët e policisë. Dëshmitarët dhe policia thonë se kishte më shumë se njëqind persona që morën pjesë në trazira, përcjell albinfo.ch.
“Disa herë policëve iu desh të shpërndanin të rinjtë me kapuç, agresivë, të cilët u hodhën me gurë shtrimi dhe një koktej molotovi”, tha policia e Lozanës pak para orës 5 të mëngjesit në raportin e saj, shkruan 20minuten,
Për këtë operacion janë mobilizuar gjithsej pesëdhjetë policë nga Lozana, Vaud dhe komunitetet përreth.
Deri në fund të natës, policia kishte bërë gjithsej shtatë arrestime. SRF raporton se bëhet fjalë për gjashtë të mitur nga mosha 15 deri në 17 vjeç.
Të rinjtë janë me origjinë zvicerane, portugeze, somaleze, boshnjake, gjeorgjiane dhe serbe. I arrestuari i shtatë është një 24-vjeçar zviceran, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












