Shqipëria
Protesta nisi me tym dhe flakë te Bashkia e Tiranës
Protesta e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës nisi menjëherë me tensione, përcjell albinfo.ch.
Në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe flakadanë.
Ndërkohë në tribunë po flasin disa prej përfaqësuesve të protestuesve.
Kujtojmë se prej javësh, qytetarët dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.
Disa anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur sërish këtë të martë para Bashkisë së Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar që kreu i kësaj bashkie të largohet.
Sikundër edhe në protestat e tjera të zhvilluara më parë, nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu janë hedhur edhe fruta e perime, si dhe tymues. Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.
Tubimi është shoqëruar edhe nga tensionet. Një grua në moshë është futur mes protestuesve dhe u konfliktua me ta. Ajo dëgjohet duke thirrur “bravo policia”, “policia është me në” e më pas dëgjohet të thotë “mos më prek”, pasi debaton me një protestues.
Protesta u mbyll pas afro 1 orë e 30 minuta, nën efektet e zhurmave të molotovëve.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












