E-Diaspora
Protesta për parandalimin e deportimit të shqiptarit nga Amerika
Rranxburgaj është planifikuar të largohej të enjten, por ai ka thënë se do të qëndrojë në kishë. Shteti nuk do të ndërhyjë brenda për shkak se konsiderohet si lokacion sensitiv
“Nëse babai im largohet nuk e di se çfarë do të bëjmë ne”.
Kështu është shprehur Eriku 15-vjeçar para një turme që kishin dalë në të ftohtë për ta përkrahur babanë e tij. Turma ishte mbledhur para zyrave të imigracionit në Detroit të SHBA-së, një ditë para orarit kur Ded Rranxburgaj ishte paraparë të deportohej.
“Lejoni Dedin të qëndrojë! Flora ka nevojë për të çdo ditë”, ishin brohoritjet e turmës, shkruan “fox2detroit”.
Deda kishte shkuar në SHBA nga Shqipëria 17 vjet më parë duke kërkuar azil. Ai ishte përpjekur të siguronte statusin e imigrantit për shumë vjet. Gjatë kësaj kohe, Flora, gruaja e tij, vuan seriozisht nga skleroza. Ajo varet tërësisht nga burri i saj për gjithçka. Në fund të vitit të shkuar, atij iu tha se shteti do ta deportonte. Tani familja e tij qëndron në kishë, me mendimin se Dedi do të mund të shmangte deportimin. Kisha ka siguruar disa fonde për t’i mbështetur ata.
Pastori Jill Zundel ka nisur një peticion që të kërkojë qëndrimin e Dedit, por atij nuk iu lejua një gjë e tillë.
Rranxburgaj është planifikuar të largohej të enjten, por ai ka thënë se do të qëndrojë në kishë. Shteti nuk do të ndërhyjë brenda për shkak se konsiderohet si lokacion sensitiv.
Tani përkrahësit e tij dhe avokatët po luten dhe shpresojnë që kjo familje të qëndrojë e bashkuar në SHBA.
“Jemi këtu të protestojmë. Jemi këtu të rrisim zërin kundër kujtdo që ka marrë këtë vendim. Ata mund ta rishikojnë atë dhe shpresoj që mund të vijnë me vendim më të mirë. Ai ka qenë qytetar shumë i mirë, kurrë s’ka pasur probleme me ligjin”, ka thënë Benny Burgaj, kushëri i Dedit, transmeton Albinfo.ch.
Erik Rranxburgaj shtoi: “Po përpiqem të rri pozitiv dhe optimist, por jam jashtëzakonisht i frikësuar. Ky mund të jetë rast kur babai im do të depërtohet dhe kjo më frikëson sepse do të ndajë gjithë familjen”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












