Lajme
Protestat dëmtojnë turizmin në Turqi
Turqit e zemëruar që demonstrojnë kundër qeverisë në Stamboll dhe në qytete të tjera i kanë shkaktuar probleme ekonomisë së Turqisë.
Gjithnjë e më shumë kundërshtarë të qeverisë kanë tërhequr kursimet e tyre nga “GarantiBank”, banka e tretë për nga rëndësia në Turqi. Arsyeja: një pjesë e madhe e „GarantiBank“ i përket kompanisë „Dogus Holding“. Ajo kontrollon edhe kanalin televiziv turk NTV, një nga kanalet më të mëdha të lajmeve. Ai, si shumë kanale të tjera turke, nuk informon thuajse aspak për protestat.
Largimi bën efekt: “35 deri 40 milionë lira kapital”, afro 14 deri 16 milionë euro janë tërhequr javën e kaluar dhe rreth 1.500 karta krediti janë kthyer”, i tha Ergun Ozen, menaxher i përgjithshëm i “GarantiBank”, agjencisë së lajmeve Reuters. Përveç kësaj, njerëzit kanë demonstruar në fillim të javës para restoranteve të shumta, që i përkasin kompanisë “Dogus Holding”. Ato qëndronin para lokaleve, duke rrahur shuplakat, thërrisnin “kalk!” (“çohu”) dhe përpiqeshin të bindnin klientët që të largoheshin. Disa reaguan dhe dolën nga restoranti.
Biznese të tjera mund të fitojnë nga protestat në Sheshin Taksim në Stamboll. “Për shkak të kantierit të ndërtimit përreth sheshit ato nuk bënin më prej kohësh biznes të rregullt. Së paku tani vijnë protestuesit dhe ne i furnizojmë me çdo gjë që kanë nevojë”, thotë Ahmet Durmus në bisedë me Deutsche Wellen.
40-vjeçari është menaxher i restorantit Rouge, jo larg parkut Gezi. Edhe një shitës i ri flamujsh në Sheshin Taksim është i kënaqur me rritjen e të ardhurave të tij.
“Më parë më është dashur gjithmonë të shkoja në koncerte për të shitur gjërat e mia, por tani mjafton vetëm të qëndroj këtu në shesh”, thotë djaloshi i kënaqur.
Por, sa më shumë turq protestojnë, aq më pak turistë vijnë. Këtë e ndjejnë sidomos dyqanet e suvenireve, si ai i Rifat Güzel-it. “Unë vetëm rri dhe pres në dyqan”, thotë 65-vjeçari i zemëruar.
“Duhet të përballoj 85 deri 90 për qind humbje. Protestat janë me të vërtetë të dëmshme për biznesin tim”, thotë Güzel për DW.
“Po, ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi turizmin”, thotë eksperti i ekonomisë, Sejfetin Gursel, “por ai është i kufizuar në Stamboll.”
E gjithë ekonomia është e prekur nga protestat. Indeksi i bursës së Stambollit ra me 10.5 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i marsit. Edhe lira turke është zhvlerësuar. Kundrejt dollarit dhe euros lira ra në nivelin më të ulët që prej një viti e gjysmë. Një pjesë të fajit e kanë trazirat, thotë Seyfettin Gürsel, drejtor i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Bahcesehir në Stamboll.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











