Lajme
Protestë kundër arrestimit të shqiptarëve në Bujanoc
Mijëra protestues në sheshin “Skënderbe” në Bujanoc kanë dënuar arrestimet e fundit të shqiptarëve në Bujanoc
Me mijëra shqiptarë sot ishin tubuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Bujanoc për ti thënë “Stop arrestimeve” kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Duke mbajtur flamuj shqiptar, amerikan dhe pllakata si “Stop dhunës”, “Nuk jemi terrorist” dhe duke brohoritur emrat e të gjithë të arrestuarve në Komunën e Bujanocit.
Para se të organizohej protesta, në seancën e jashtëzakonshme të tri kuvendeve shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, njëzëri është kërkuar lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve, respektimi i plotë i amnestisë së ish-pjestarëve të UÇPMB-së, si dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët që me datë 06 maj të dalin sa më masovikisht në zgjedhjet lokale.
Policia serbe ka arrestuar në një aksion dy ditë para zgjedhjeve 8 shqiptarët e Luginës së Preshevës. 5 prej të ndaluarve akuzohen për krime lufte, ndërsa tre të tjerë për akuza më të lehta.
Vetë Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq deklaroi ditën e premte se personat e ndaluar kanë kryer, sipas tij, “krime lufte”, në ngjarjet që lidhen me luftën e vitit 2001 të UÇPMB-së.
Ndërkohë, për arrestimet në Luginën e Preshevës ka reaguar edhe Tirana zyrtare. “Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginë të Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policor me qëllime të ulëta politike”, thuhet në reagimin e kryeministrittë Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha.
Gjithashtu, “Qeveria e Shqipërisë u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitimë dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritetet e Beogradit”.
Qeveria e Kosovës në reagim i quajti arrestimet si tendencioze dhe që cënojnë paqen e stabilitetin e gjithë rajonit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur të shtunën shqetësimin e saj për aksionin e dhunshëm të Policisë së Serbisë në Luginën e Preshevës dhe arrestimin e disa të rinjve shqiptarë nën akuzën për krime të luftës.
Sipas kumtesës dërguar mediave, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se aksioni ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri te popullata shqiptare, duke nxitur shpërnguljen e saj nga trojet e veta, në këtë pjesë të shtetit të Serbisë, dhe duke ia mohuar të drejtat e saj legjitime.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











