Lajme
Protestë kundër pelegrinëve serbë
Që nga orët e hershme të mëngjesit, një grup qytetarësh janë mbledhur para Kishës Ortodokse të Gjakovës për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë
Pavarësisht protestës të një grupi të vogël qytetarësh, autobuset me pelegrinë serbë kanë hyrë në kishën ortodokse në qytetin e Gjakovës, për të bërë homazhe me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Për t’i siguruar pelegrinët serbë janë përkujdesur forca të mëdha të policisë së Kosovës, të cilat janë përballur me protestuesit gjakovarë.
Sipas njoftimeve nga Gjakova, që nga orët e hershme të mëngjesit, një grup qytetarësh janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë. Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99 –ës.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Sebrenica. “Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo, citon Kpress.
Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës duke i zhvendosur një distancë më të largët. Në ndërkohë burimet nga ky qytet, thonë se pelegrinët kanë hyrë në Kishën Ortodokse, nën sigurinë e policisë së Kosovës.
Edhe vitin e kaluar është përsëritur i njëjti skenar, por se pelegrinët nuk ishin lejuar të hyjnë në Kishë, derisa i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, i cili protestuesit, që ishin kryesisht nënat e personave të zhdukur, i quajti egërsira.
Kjo deklaratë nxori në rrugë mijëra protestues në gjithë Kosovën dhe kryeministri Isa Mustafa nën ndikimin e masës, e shkarkoi nga detyra ministrin serb.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












