Lajme
Protestë me moton “kundër hajnisë”
Akuza të shumta në drejtim të kabinetit qeveritar dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës, kanë shoqëruar fjalimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, në protestën e sotme e cila ka pasur moton “kundër hajnisë”. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Vetëvendosje tha se ky pushtet e ka vjedhur shtetin dhe se ata duam ta çlirojmë shtetin nga ky pushtet, sipas tij, është hajn.
Sipas tij arsyeja se pse liderët po shkojnë në bisedime është, ngase kanë hisen e ndarë dhe janë të korruptuar. Kurti ka thënë se ata së bashku me qytetarët nuk do të lejoj që përmes hajnisë të vidhet Kosova e të dëmtohet qytetari i saj. Ai ka thënë se qeveritarët tenderët publik po ju jepet miqve të tyre biznesmen, po shesin ndërmarrjet publike ndërsa me Serbinë kanë paralajmëruar nënshkrimin e 6 marrëveshjeve me Serbinë.
Ndërsa ka përmendur edhe publikimin e kontratës së Qeverisë me Bechtel-Enka-n. “Ne nuk jemi kundër rrugës së kombit, por jemi kundër vjedhjes që po i bëhet Kosovës. Qeveritarët nuk e kanë hallin se ne ju kemi zbuluar hajninë, por se ata kanë në plan që Bechtel Enkas- t’ia japin tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, t’i shpenzojnë edhe 1 miliardë euro të tjera. E ne nuk do ta lejojmë këtë”, ka theksuar Kurti.
Ndërsa Shpend Ahmeti ka deklaruar se Kosova renditet ndër vendet me shkallën më të lartë të korrupsionit. Ahmeti tha para protestuesve se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij e vodhën PTK-në që ta shesin më lirë.
Para se të niste protesta, policia e Kosovës kishte larguar foltoren e Vetëvendosjes. E ky gjest për Kurtin, nuk është bërë nga policë të thjesht, por nga njësia speciale, siç e ka quajtur ai, njësia speciale e Bajram Rexhepit e Reshat Maliqit.
Për këtë të fundit, Kurti ka thënë se deri në vitin 2008 ka qenë duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, por se dosja e tij është zhdukur. Protesta ka përfunduar e qetë, ndërsa sipas policisë në të kanë marr pjesë 5 mijë persona.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











