Lajme
Protestë në Stokholm, Handkes i dorëzohet medalja e Nobelit
Derisa në sallën e koncerteve në Stokholm po mbahej ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handken, jashtë ndërtesës korrespondentët e luftës, nga Christiane Amanpour deri te Jeremy Bowen, po protestojnë fitoren e tij, duke ndarë tregimet e tyre të tmerrshme nga konfliktet në ish-Jugosllavi.
Shkrimtari austriak, qëndrimet e të cilit ndaj luftërave jugosllave në të ’90-tat dhe pjesëmarrja e tij në funeralin e Millosheviqit janë kritikuar gjerësisht, e mori medaljen e tij të Nobelit në Stokholm, ku një turmë e madhe njerëzish po protestonin siç edhe është pritur.
Protesta është organizuar nga disa organizata joqeveritare boshnjake, të mbështetura edhe nga shqiptarët, raporton Koha.net.
Në protestë po marrin pjesë edhe nënat e Srebrenicës.
Shkrimtari boshnjako-suedez, Adnan Mahmutoviq, i cili ka organizuar protestat, ka thënë se fitorja e çmimit Nobel për Handken është pritur me reagime shumë negative në Suedi.
“Shresojmë se zërat tanë sonte do të na ndihmojnë të nisim një dialog mbi pasojat e mohimit të vazhdueshëm të gjenocidit që ka vazhduar për dekada me radhë. Gjenocidi nuk është një ngjarje, por një proces, faza e fundit e të cilit është mohimi. Nuk mund të lejojmë trashëgiminë tonë të Nobelit ta legjitimojë atë”, ka thënë ai.
Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, ceremoninë e sotme e ka bojkotuar edhe Turqia, e cila është solidarizuar me viktimat e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të martën e kritikoi Handken direkt në televizion, duke thënë “Nobeli s’ka asnjë vlerë”… duke i dhënë çmimin Nobel për letërsi në Ditën e të Drejtave të Njeriut një figure që mohon gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë nuk është asgjë më pak sesa të shpërblesh shkeljet e të drejtave të njeriut”.
Ambasadori i Turqisë në Suedi, Hakki Emre Yunt, njoftoi po ashtu se nuk do të marrë pjesë në ceremoni, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, mesatarja e jetëgjatësisë në Zvicër është 84.2 vjet,... -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve












