Lajme
Protestohet në Gostivar dhe Shkup
Protestat organizohen në shenjë revolte dhe indinjate ndaj vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga polici maqedonas të martën në Gostivar
Në marshis protestues në Gostivar, sipas organizatorëve, qytetarët do të dënojnë vrasjen e dyfishtë. Marshi protestues do të nis rreth orës 13.00 para Gjykatës në Gostivar dhe do të përfundojë deri te Stacioni i Policisë.
Në këtë protestë janë ftuar për pjesëmarrje qytetarët, sektori civil dhe organizatat e ndryshme, ndërsa moto e saj është “Stop institucionalizmit të dhunës policore ndaj qytetarëve”.
Protesta tjetër e cila pas mesdite do të mbahet afër sheshit “Nëna Terezë” në Shkup e organizon, organizata “Stop Brutalitetit Policor”.
Kjo organizatë ka drejtuar kritika në adresë të MPB-së lidhur me vrasjet e vazhdueshme të qytetarëve nga ana e pjesëtarëve të policisë.
Vrasja e dy të rinjëve ka nxitur tensione ndëretnike në ketë vend. Në sheshin kryesor të Shkupit, dje një grup tifozësh të nisur për një ndeshje basketbolli, kanë sulmuar dy shqiptarë. Ata i kanë goditur dy kalimtarë të rastit, deri në momentin kur policia ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Gjatë parakalimit në shesh, tifozët kanë brohoritur edhe parulla antishqiptare si “Shqiptarë, shqiptarë, shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, raportojnë mediat e mMaqedonisë.
Ndërsa dje mijëra banorë të Gostivarit dhe rajoneve të tjera përreth përcollën sot për në banesën e fundit dy të rinjtë nga Gostivari, 26 vjeçarin Besnik Shehapi dhe 30 vjecarin Imran Mehmeti, të cilët u vranë dje nga polici Jakim Trifunovski.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











