Lajme
Protestojnë gazetarët kosovarë
Gazetarët janë të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës
Deputetët kosovarë kanë gjetur formulën për t’ua mbyllur gojën njerëzve që i denoncojnë politikanët në media për kushtëzim shërbimesh me dhënie ryshfeti. Rezultati gjendet në nenet 38, 427 dhe 428 të Kodit Penal.
Kodi i ri Penal, i miratuar një ditë më parë në Kuvend, i bën penalisht përgjegjës gazetarët dhe redaktorët nëse gjykata konstaton se zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar veprën penale të dënueshme me burgim prej së paku tre vjet ose për veprën penale të paraparë edhe në nenin 427 që flet për marrje ryshfeti, si dhe nenin 428 që flet për dhënie ryshfeti, shkruan gazeta Koha Ditore.
Kësisoj, nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, ai mund të përfundojë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin.
Dhe derisa kanë vendosur të tillë normë, deputetët kanë rezistuar një kërkesë të shoqërisë civile për ta penalizuar edhe deklarimin e rrejshëm të zyrtarëve publikë.
Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka paralajmëruar se të hënën, duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:00 organizon një protestë të qetë para dyerve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës.
Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre.
Grumbullimi i protestuesve fillon nga ora 11:15. Që nga ora 11:30, në kohëzgjatje prej 15 minutash, protestuesit do të qëndrojnë në heshtje para legjislativit që me anë të votës së tyre përdhunuan deri në këtë masë Lirinë e Shtypit.
Me anë të protestës kërkohet nga Presidentja e Kosovës që të mos e nënshkruaj Kodin Penal përderisa i njëjti përmban nenet 37 dhe 38.
Me këtë rast, janë ftuar gazetarët, kameramanët, fotoreporterët, redaktorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave anembanë Kosovës që t`i bashkohen kësaj proteste.
Janë ftuar edhe organizatat që përfaqësojnë dhe punojnë me mediat që ta mbështesin këtë protestë, e cila në mënyrë simbolike demonstron pakënaqësinë ndaj përdhunimit të të drejtave të të punësuarve në media.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












