Shkurt.ch
Provokimi i të rinjve të SVP/UDC-së ka ngjallur reagime në Evropë
Publikimi i posterit të partisë së SVP/UDC-së me foton e dehur të Amy Winehouse ka ngjallur skandal edhe jashtë kufijve
Përdorimi i pa leje i fotografisë së Amy Winehouse mund ti kushtojë shumë SVP/UDC-së. Në foto shihet Amy Winehouse, e cila nuk është aspak në avantazhin e saj.
Që prej 3 gushtit të rinjtë e kësaj partie të kantonit të Walisit kanë marrë këtë foto si parullë: “Një rrugë pa dalje, të mos dekriminalizohet droga”. Autorët e postierit kritikojnë “politikën e butë në lidhje me drogën e të Majtës dhe të Gjelbërve”.
Amy Winehouse përdoret “ndërsa hiri i saj ende është i ngrohtë në kremëtore, kjo është e padurueshme”. Që nga publikimi i këtij posteri javën e kaluar ky provokim ka qarkulluar në të gjitha faqet e internetit, thotë e përditshmja zvicerane “Le Matin”. “Gala”, një revistë frankofone, flet për “një pamje revoltuese”. Por, larg asaj, kjo gazetë nuk është e vetmja që ka shprehur keqardhjen e saj. Mediat zvicerane kanë reaguar po ashtu në këtë drejtim dhe pastaj francezët kanë ndjekur në mënyrë masive. Bile, posteri ka arritur gjerë në Angli në edicionin e të dielës “Sun”.
Po ky postar a ka shënuar arritje objektive? Profesionistët për parandalim kundër abuzimit të drogës nuk mendoj kështu. “Një fushatë shokuese, tronditëse, shumë shpejt shuhet në mendjen e njerëzve”, tregon Mona Neidhart, zëdhënëse për Zyrën Federale të Shëndetit Publik. “Përdorimi i njerëzve të famshëm, si Amy Winehouse, mund të jetë mjaft kundërproduktive, shton Donatella Del Vecchio për Addiction Info Suisse. Tregimi i një ylli të famshëm në një gjendje të mjerueshme stigmatizon njerëzit e varur nga këto produkte. Kjo mund edhe t’i dekurajojë ata që të kërkojnë ndihmë”.
Jean-Félix Savary, sekretar i përgjithshëm i studimeve për abuzimin e substancave për rajonin e Romandisë, jap një tjetër përgjigje. Ai argumenton dekriminalizimin: “Në vende të tjera, si Portugalia apo Holanda, ndihma përdoruesve të drogës ul konsumimin”.
Rreziqet e gjykimit
Në Walis, Jean-Daniel Barman mendon se parulla shokuese e të rinjve të partisë SVP/UDC është tashmë “i vjetruar”. “Ligji i ri mbi drogën, i hyrë në fuqi më 1 korrik, penalizon ende konsumatorët. Unë nuk jam duke folur për përdorimin etik të një imazhi të padurueshme”, nënvizon drejtori i përgjithshëm i Lidhjes së Walisit kundër toksikomanisë.
Përveç kësaj, a kanë paguar të rinjtë e UDC-së të drejtat e fotografisë të Amy Winehouse? “Me sa e di unë jo, përgjigjet Jean-Luc Addor, shef i grupit SVP/UDC. Por bëhet fjalë për një imazh të transmetuar me miliona herë në të gjithë tabloidët e internetit”. Një shpjegim që nuk është aspak i sigurt që do të vlerësohet nga gjykata përkatëse.
“Këtë herë ata kanë kaluar për tri kilometra vijën e kuqe”, thotë avokati Sébastien Fanti, specialist për çështjet e internetit. Të rinjtë rrezikojnë të përballen me një padi nga mbajtësit e të drejtave të autorit të fotografisë si dhe nga familja e Amy Winehouse, një padi për fyerje për personalitetin e dikujt që ka vdekur. “Dëm që mund të llogaritet të paktën deri në njëqind mijë franga.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












