Kosova
Amerika është më optimiste se BE-ja për marrëveshjen e Kosovës
Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak, është shprehur sërish se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, niveli i mosbesimit mes palëve nuk ka qenë kurrë më i lartë.
“Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë”, citohet të ketë thënë Lajçak në një bisedë me njohësin e çështjeve të Ballkanit, Tim Judah.
Një deklaratë të tillë Lajçak e ka thënë edhe gjatë javës së kaluar.
Lajçak këmbëngu se nëse një marrëveshje nuk arrihet më së largu deri më 2024, do të duhen të kthehen nga e para në këtë proces.
“Tani për tani kemi një strukturë shumë të favorshme, kemi vëmendjen e menaxhmentit të lartë në SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe kemi një shembull të bashkëpunimit BE-SHBA, kështu që kjo është një mundësi reale, diku deri në dhjetor 2023 ose në fillim të 2024. Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë nga e para. Nëse i kthehemi krizës dhe konflikteve, atëherë mund të harrojmë afatet”, theksoi Lajçak javën e kaluar.
Por, Judah thotë se Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, ka dhënë një notë më optimiste.
“Ai më tha se, përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia vazhdon të jetë e painteresuar për një kompromis.
Madje ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë e flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 (para shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”, citohet të ketë thënë Kurti.
Një “janar intensiv” është paralajmëruar sa i përket dialogut me Serbinë.
Kryeministri Albin Kurti, i cili me sa duket nuk do të ketë një vit aspak të lehtë përpara, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmoi se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel. Kurti thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vetë si faktor për t’i zgjidhur ato.
Nga Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ende nuk ka datë për një takim të mundshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











