Lajme
Pse ChatGPT është i rrezikshëm?
Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona për të cilat ata vetë nuk dinë asgjë

ChatGPT i ka mahnitur përdoruesit me aftësitë e tij: Ai mund t`u përgjigjet një kohë rekord pyetjeve më të vështirë, të shkruaje kode, të interpretojë muzikë e të gjenerojë imazhe.
Por Europoli paralajmëron se kjo mrekulli e teknologjisë, e krijuar nga startup-i amerikan OpenAI, mund të nxisë mashtrimin, krimin kibernetik e madje edhe terrorizmin.
ChatGPT u lëshua nëntorin e 2022-shit e u kthye shumë shpejt në një sensacion të internetit. Por në raportin e vet të fundit, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit thotë se “shfrytëzimi i mundshëm i sistemeve të tilla të inteligjencës artificiale nga kriminelët ofron një perspektivë të zymtë”, përcjell albinfo.ch.
Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona për të cilat ata vetë nuk dinë asgjë.
Kjo mund të përfshijë informacionet për të kryer mashtrime ose për mënyrat sesi të hyhet në një shtëpi, e të dhëna që të cojnë deri tek terrorizmi, krimi kibernetik apo abuzimi seksual i fëmijëve. Aftësia e ChatGPT për të prodhuar me shpejtësi tekste audio autentike e bën atë ideal për qëllime propagande dhe dezinformimi, duke i lejuar përdoruesit të prodhojnë dhe të shpërndajnë mesazhet e dëshiruara pa shumë lodhje, thuhet në raport. Më tej theksohet se ChatGPT mund të përdoret gjithashtu për të shkruar kodin kompjuterik, veçanërisht për kriminelët që nuk kanë njohuri teknike.
Një studim i hershëm nga firma amerikano-izraelite e inteligjencës për kërcënimet kibernetike Check Point Research (CPR) ka treguar se si chatbot mund të përdoret për të depërtuar në sistemet online duke krijuar email-e phishing. Sipas Europolit, është jashtëzakonisht e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për këtë çështje për të siguruar që çdo boshllëk potencial të zbulohet dhe mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
-
Zvicra U21 me katër shqiptarë në Kampionatin Evropian
-
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane me mega-aksion, arrwsto. disa peraona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur Policia zvicerane ka kryer një mega-operacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa...
-
Studimi zviceran tregon se meditimi ndihmon në marrjen e vendimeve
-
Deputetët zviceranë votojnë kundër rritjes së pagave të tyre
-
Zvicra ndihmon financiarisht Italinë të strehojë azilkërkuesit
-
Xhaka, Shaqiri e Zeqiri ftohen nga Zvicra për kualifikimet e Euro 2024