Lajme
Pse disa prindër zviceranë duan t’i shkollojnë fëmijët në shtëpi?
Në kohën kur në Zvicër po zhvillohet debat për lejimin ose ndalimin e shkollimit të fëmijëve nga shtëpia, cilat janë arsyet që disa prindër zviceranë po duan të mos i dërgojnë fëmijët fare në shkollë?
Vendimi i një gjykate federale se në Zvicër nuk ekziston e drejta kushtetuese për shkollimin e fëmijëve në shtëpi, pas një ankese të dorëzuar nga një nënë që donte ta shkollonte djalin e saj të talentuar në shtëpi në Basel, ka nxitur diskutime dhe reagime të ndryshme.
Shumë njerëz pyesin pse këta prindër nuk duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e Zvicrës, kur sistemi arsimor i këtij shteti cilësohet në përgjithësi si njëri ndër më të mirët në Evropë?
26 kantonet e Zvicrës kanë kompetenca për çështjet e arsimit dhe kanë politika të ndryshme për lejimin e shkollimit të fëmijëve në shtëpi. Për këtë arsye, kjo nënë e dërgoi rastin në gjykatë, pasi Basel-i ka rregulla më të ashpra kur bëhet fjalë për shkollimin në shtëpi.
Sipas një ankete të realizuar nga gazeta “Tages-Anzeiger”, në Zvicër janë më shumë se dy mijë fëmijë që shkollohen vetëm në shtëpi, ndërsa ky numër është duke u rritur. Në pesë vjetët e fundit, kjo shifër është dyfishuar ose trefishuar në pesë rajonet më të mëdha.
Njëra ndër arsyet pse prindërit duan t’i shkollojnë fëmijët në shtëpi, sipas Willi Villiger-it, kryetar i Shoqatës Zvicerane për Shkollim në Shtëpi, është rritja e fëmijëve sipas idealeve familjare. Këta prindër frikësohen se fëmijët e tyre mund ta humbin ndjenjën e kënaqësisë së të nxënit në shkollë.
Villiger-i i përmend edhe dy grupe të tjera të prindërve. Në grupin e parë janë prindërit që nuk janë të kënaqur me cilësinë e shkollave lokale, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë prindërit që kanë fëmijë me probleme shëndetësore dhe psikologjike.
Arsye të tjera për përdorimin e këtij lloji të shkollimit janë dëshira për t’i mësuar fëmijët në një mjedis dygjuhësor, ndjenja e kënaqësisë që e kanë prindërit kur i mësojnë fëmijët e vet dhe plotësimi më i mirë i nevojave dhe dëshirave të fëmijëve, shkruan “Swissinfo”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














