Shqipëria
Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë gjatë verës
Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë
Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të njohura larg turmave, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”.
Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta dhe shumë surpriza.
Më poshtë vijojnë vendet më të mira për t’u shpëtuar turmave të turistëve.
Përdoruesit e “Reddit” kanë sugjeruar katër destinacionet e përballueshme në Evropë për të vizituar në 2024 që përfshijnë:
Shqipëri – Lugina e Thethit
Ishujt grekë – Ikaria
Angli – North Devon
Republika Çeke – Brno
Shqipëri: Bëni një shëtitje në Luginën e Thethit
Vija bregdetare e Shqipërisë ka fituar popullaritet si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Vargmalet e saj në veri mbeten relativisht nën radar.
Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi dhe fshatra të largëta.
Lugina e Thethit ofron peizazhe mahnitëse, lumenj blu kristal dhe male të mahnitshme, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë.
Ju rekomandojmë ta vizitoni destinacionin e veçantë përpara se ai të bëhet super popullor.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













