Kosova
Pse duhet t’u kërkohen teste mërgimtarëve, e jo atyre nëpër tubime partiake !
Gashi: Mërgimtarëve po iu kërkoni teste, e këta që po i mbledhni nëpër tubime, a po i testoni?
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës nuk e ka shfuqizuar vendimin që mërgimtarët nga shtete të caktuara të diasporës të kenë testin PCR në qoftë se duan të vijnë në Kosovë.
Aktorja Yllka Gashi ka shprehur mendimin e saj rreth gjendjes aktuale në Kosovë, mes situatës pandemike dhe tubimeve politike përgjatë fushatës parazgjedhore.
Aktorja, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka tërhequr një paralele se si Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikën me 300 milionë banorë duke mos rrezikuar jetën e askujt, ndërkohë që, sipas saj, e kundërta po ndodh me fushatën zgjedhore në Kosovë, me tubimet e shumta që thyejnë rregullat anti-covid.
“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e këta të tjerët që po i mledhni masovisht nëpër tubime, a po i testoni?! As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë. Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt. A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu. Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë Studiuesit përdorin tumorin e pacientit për të trajnuar sistemin imunitar, duke hapur rrugë të reja në... -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër?















