Lajme
Pse ekonomia e BE-së rrezikon të ketë rënie
Ish-kryeministrit italian, Enrico Letta, i është kërkuar nga drejtuesit europianë të raportojë mbi gjendjen e tregut të përbashkët.
BE-ja duhet të integrojë tregjet e saj financiare, të energjisë dhe të telekomunikacionit, ose do të përballet me humbjen e “sigurisë së saj ekonomike” dhe rënien më tej, pas SHBA-së dhe Kinës.
Enrico Letta, ish-kryeministri italian i ngarkuar nga drejtuesit europianë, për të vlerësuar gjendjen e tregut të përbashkët të BE-së me performancë të dobët, tha se integrimi i mëtejshëm europian ishte një çështje mbijetese në ekonominë globale.
Letta paralajmëroi se një presidencë e dytë e mundshme e Donald Trump do të kërkonte që BE të jetë më e guximshme në përdorimin e fuqisë së tregut të brendshëm.
“SHBA-ja po shfrytëzon tregun e saj të vetëm. Dhe ne nuk po e bëjmë këtë”, tha ai.
Pesha ekonomike e BE-së po tkurret, duke përbërë vetëm 13.3 % të prodhimit të brendshëm bruto global, krahasuar me më shumë se 20 % në vitin 1993, kur u krijua tregu i vetëm. Ndikimi ekonomik i 440 milionë konsumatorëve të saj është tejkaluar nga SHBA-ja dhe Kina, me Indinë jo shumë prapa.
Letta do të përdorë raportin e tij për të argumentuar se Brukseli duhet të përdorë pesë vitet e ardhshme për të ndjekur integrimin e tregjeve kombëtare për shërbimet financiare, energjinë dhe telekomit. Ai do të kërkojë gjithashtu që rregullat e bashkimit të BE-së të ndryshohen, për të lejuar më shumë konsolidim të tregut.
Integrimi në këto fusha, do të ndihmonte gjithashtu në zhbllokimin e më shumë financimeve private, për prioritetet politike të Europës për gjelbërimin e ekonomisë, shtrirjen e anëtarësimit në BE në Ukrainë, Moldavi dhe Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
“Nëse nuk jemi në gjendje t’i japim një përgjigje pyetjes, se si të financojmë tranzicionin e gjelbër, zgjerimin dhe nevojat e reja të sigurisë, do të ishte shumë, shumë e ndërlikuar, të shmangim një reagim social dhe politik”, tha ai.
Ndërhyrja e Letës vjen, ndërsa Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kritikoi Europën për “gabime monumentale” në politikën energjetike, që e kanë bërë atë të mbetet prapa Kinës dhe SHBA-së dhe bëri thirrje, që BE të zhvillojë një “masterplan të ri industrial” për t’u rimëkëmbur.
Nevojat për financim për ekonominë e gjelbër së Europës, vlerësohen në 500 miliardë euro në vit, sipas ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i cili po harton një raport të veçantë, se si të përmirësohet konkurrueshmëria e Europës.
Për të mbuluar nevojat e vendeve më pak të zhvilluara, që i bashkohen bllokut, ai sugjeroi ngritjen e një “lehtësie zgjerimi”, që disburson paratë sipas kritereve strikte, që synojnë të ulin shqetësimet për keqshpenzimin e fondeve nga të ardhurit.
“Zgjerimi është një nxitje, është diçka pozitive”, tha ai. Shtetet anëtare ekzistuese, duhet “të hyjnë në këtë proces të zgjerimit, pa idenë se do të humbasin gjithçka”.
Letta do të kërkojë gjithashtu që ligji i BE-së të zbatohet në mënyrë më të barabartë, në të gjithë bllokun dhe të ndryshojë regjimin e ndihmës shtetërore, për të siguruar që ai të përfitojë projekte ndërkufitare.
Tregu i vetëm, ka qenë prej kohësh i rrënuar nga shpërfillja kombëtare për rregullat e BE-së, zbatimi i rastësishëm dhe rezistenca nga kryeqytetet, ndaj fuqive rregullatore centralizuese.
I pyetur pse do të ishte ndryshe këtë herë, Letta vuri në dukje një kontekst gjeopolitik të ndryshuar, me të cilin përballet BE-ja, një prej tensioneve në rritje dhe marrëdhënieve konfliktuale edhe me aleatët tradicionalë. / FT
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












