Lajme
Pse është i rëndësishëm konsumimi i ujit para marrjes së vaksinës?
Ky rekomandim i kompanisë farmaceutike mund të elimonojë mundësinë e alivanosjes gjatë marrjes së vaksinimit
Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit, në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi t’i bie të fikët gjatë marrjes së vaksinës.
Matt Blanchette, zëdhënës i CVS-së, tha se uji mund të elimonojë mundësinë e alivanosjes gjatë marrjes së vaksinimit.
“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha Blanchette për revistën “Health”.
Kujtojmë që vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori










