Maqedonia
Pse fluturimet mes Frankfurtit dhe Shkupit do të reduktohen nga muaji maj?
Raportohet se linja ajrore gjermane ‘Lufthansa’ ka njoftuar se do të reduktojë numrin e fluturimeve mes Shkupit dhe Frankfurtit, si dhe drejt destinacioneve të tjera në rajon, nga maji i këtij viti. Ky reduktim vjen si pasojë e problemeve të motorëve të një pjese të flotës së avionëve Airbus, çka ka ndikuar në orarin e tyre të fluturimeve në distanca të mesme, njoftoi faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”, përcjell albinfo.ch.
Kompania ka bërë të ditur se do të anulojë ose të zvogëlonte planet e saj fillestare për të zgjeruar operacionet në tregjet në gjithë ish-Jugosllavinë. Përveç Shkupit, disa shërbime janë reduktuar edhe për Beogradin, Lubjanën, Zagrebin dhe Sarajevën.
Linja ajrore midis Shkupit dhe Frankfurtit, e cila u prezantua vitin e kaluar, do të reduktohet në tetë fluturime në javë në vend të dhjetë rotacioneve aktuale javore, duke filluar nga muaji maj.
Përveç ndryshimeve në shërbimet në tregjet e ish-Jugosllavisë, ‘Lufthansa’ gjithashtu do të ndërpresë plotësisht operacionet nga Frankfurt në Cluj-Napoca, Timisoara, Friedrichshafen, Linz dhe Innsbruck, si dhe nga Mynihu në Leipzig.
Në total, rreth 100 fluturime javore do të ndërpriten në sezonin e verës, pasi 64 avionë në grupin ‘Lufthansa’ janë prekur nga problemet e motorit nga prodhuesi Pratt & Whitney.
‘Lufthansa’ ka shtuar se ndryshime shtesë në orarin e fluturimeve janë të mundshme në varësi të situatës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











