Shkurt.ch
Pse zviceranet nuk i padisin punëdhënësit e tyre?
Pak gra në Zvicër i padisin punëdhënësit e tyre për diskriminim në paga.
Gjatë katër dekadave të fundit, 167 gra individualisht dhe nëntë burra – si dhe 61 grupe – kanë dërguar një punëdhënës në gjykatë. Por, pavarësisht hendekut të vazhdueshëm të pagave në Zvicër, numri i padive për diskriminim në paga është në rënie.
Si profesoreshë e ligjit e Universitetit të Gjenevës, Karine Lempen, i tha televizionit publik zviceran, SRF, se është shumë e vështirë të provohet fajësia e punëdhënësit, përcjell albinfo.ch.
Pra, në vend të kësaj, viktimat kanë më shumë gjasa t’i qasen problemit nëpërmjet një arbitrazhi, me një gjasë më të madhe suksesi. Kjo metodë rezulton në një zgjidhje 69% të kohës, ndërsa në gjykatë është 12%.
Paga e barabartë për punë të barabartë, është kusht në Zvicër. Megjithatë, sipas shifrave të fundit, burrat fituan 19.6% më shumë se koleget femra më 2016. Në fund të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ligj që kërkon që kompanitë me më shumë se 100 punonjës të kryejnë kontrolle të rregullta të kapitalit të paguar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













