Lajme
Pse Japonia po inkurajon të rinjtë të pinë alkool ?
Japonia ka nisur një konkurs kombëtar, duke bërë thirrje për ide inkurajuese për brezin e ri, nga mosha 20 deri në 39 vjeç, të pinë më shumë alkool, pasi një ndryshim në qëndrimet e të rinjve për alkoolin çoi në një rënie të të ardhurave nga taksat.
Brezat e rinj të Japonisë po pinë më pak alkool se prindërit e tyre, gjë që po ndikon në prodhimin dhe redukton të ardhurat e qeverisë nga taksat mbi pijet alkoolike.
Agjencia Kombëtare e të Ardhurave të Brendshme (NTA) ka nisur fushatën e quajtur ‘Sake viva’. Konkursi, i cili zgjat deri më 9 shtator, kërkon “produkte dhe dizajne të reja”, si dhe mënyra për të promovuar pijen në shtëpi, dhe propozimet më të mira do të zhvillohen më tej me ndihmën e ekspertëve përpara se zgjidhjet përfundimtare të paraqiten në nëntor.
Pjesëmarrësit inkurajohen të eksplorojnë metodat e shitjes, duke përdorur teknologjitë më të fundit që përfshijnë inteligjencën artificiale. Taksat mbi alkoolin përbënin 1.7 për qind të të ardhurave tatimore të Japonisë në vitin 2020, tre për qind në vitin 2011 dhe pesë për qind në vitin 1980, shkruan BBC.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











