Kosova
Pse mërgimtarët nga Zvicra frekuentojnë me shumë aeroportin e Prishtinës
Çdo vit, gati 1 milion pasagjerë nga Zvicra udhëtojnë drejt Kosovës përmes aeroportit
Në pesë vjetët e fundit mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madh të ardhjeve në Kosovë, në krahasim me shtetet e tjera të botës, me theks të veçantë, të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitet 2020 dhe 2021, 2022 dhe pritet edhe në vitin 2023, mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i madh i ardhjeve në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Duket se numri i mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër është i madh dhe, për këtë arsye, shumica e tyre janë të prirur të udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës, veçmas në vitet e fundit.
Po ashtu, shumë mërgimtarë nga Gjermania udhëtojnë kryesisht edhe përmes aeroportit të Bazelit, për shkak të afërsisë nga vendi që jetojnë.
Gjithashtu edhe shumë mërgimtarë nga Franca, që jetojnë në afërsi të pjesës franko-zvicerane, udhëtojnë kryesisht përmes aeroportit të Gjenevës.
Kështu, bashkë me mërgimtarët nga Zvicra e përbëjnë numrin më të madh të destinacionit Zvicër-Kosovë.
Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë për në aeroportin e Prishtinës janë nga qytetet: Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva.
Referuar të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2022 kishte 2,964,845 pasagjerë.
Referuar të dhënave nga Zyra për Informim nga ANP-ja, brenda kësaj periudhe prijnë udhëtarët nga Zvicra, pastaj Gjermania, Turqia (mërgimtarët nga Amerika), Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika dhe Finlanda./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












