Kosova
Pse nuk duhet të konsumojmë pije të gazuara
Konsumimi i pijeve të gazuara është i dëmshëm për shëndetin, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë po ju sjellim disa arsye pse janë të dëmshme:
Sheqeri – Vetëm një kanaçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës.
Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.
Ëmbëltuesit artificial – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale.
Kafeina – Pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.
Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, flori dhe grimca metalesh.
Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet. Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.
Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat. Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht. Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e mërkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.
Mungesa e lëndëve ushqyese –Pijet me gaz janë substanca jonatyrale qe trupit i shkaktojnë veç dëm.
Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik. Është i dëmshëm për dhëmbët. Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale te dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishrat e dhëmbëve.
Të tjera nga Kosova

OVL-UÇK dërgon letër apeli në ambasadat mike, pas shtyrjes së datës së aktgjykimit në Hagë
- “Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
- Palatova – kryeministrit të Kosovës: BE nuk mundet ta japë thjeshtë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
- Kurti reagon për bashkimin Osmani–Abdixhiku në LDK: Mos i ngatërroni dëshirat me faktet
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












