Lajme
Pse nuk duhet t’i karikoni telefonat në vendet publike?
FBI po paralajmëron përdoruesit për stacionet publike të karikimit dhe çfarë duhet të shmangin.
Siç vërehet, mashtruesit kanë arritur të “rrëmbejnë” karikuesit publikë dhe kështu kanë aftësinë të infektojnë pajisjet me malware që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.
Kjo praktikë njihet si “juice jacking” dhe i lejon kriminelët të përdorin kabllot USB për të “mbjellë” viruse ose për të vjedhur të dhëna brenda pak minutash.
“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare. Kriminelët kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të injektuar malware dhe softuer gjurmues në pajisje. Merrni karikuesin tuaj dhe kabllon USB dhe përdorni një prizë në vend të tyre”, thotë FBI./OraNews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?










