Kosova
Pse opozita lëshoi sallën gjatë fjalimit të Kurtit
Deputetët e opozitës kanë braktisur sallën e Kuvendit, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan seancën solemne ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit.
“…Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit.
Kemi thelluar bashkëpunimin me miqtë tanë duke forcuar sigurinë për qytetarët.
Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë e brenda vendit dhe kemi ridenfinuar dialogun në Bruksel si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje. Kemi ndryshuar praktikën e dëmshme që ishte në shkelje të rendit dhe Kushtetutës…”, tha ndër të tjera Kurti.
Fjalimi i Kurtit lidhur me qeverisjen nxiti deputetët që të largohen nga salla.
Ndryshe, gjatë fjalimeve në Kuvend, PDK ka lëshuar deklaratën e pavarësisë, që ishte lexuar nga ish kryeministri Hashim Thaçit kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Theksojmë se në ceremoninë solemne nuk ishin të pranishëm as deputetët serbë, të cilët bojkotuan fjalimet e krerëve të institucioneve.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se lëshimi i sallës s’ka qenë i planifikuar nga opozita por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Kurti.“Ishte një ngjarje që meriton respekt mirëpo nuk ishte e planifikuar nga ne, por që u kthye në një seancë të komunikimit politik e që nuk do të duhej të jetë kështu përshkak se seanca të tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit”, tha Tahiri.
“Fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive, vendimi ynë është veprim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet me një ditë historike siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri para mediave.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












