Shqipëria
Pse Shqipëria është më pak e pëlqyer në rajon për investime të huaja
Raportohet se në Indeksin Global të Mundësive 2022 Shqipëria renditet në vendin e 67-të, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66-të.
Sërish mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku kryeson Maqedonia e Veriut, e renditur në vendin e 52-të, përcjell albinfo.ch.
Kështu Mali i Zi renditet në vendin e 53-të për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij Serbia, nga ana tjetër, renditet në vendin e 61-të.
Bosnjë e Hercegovina është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit që lëmë pas e renditur në vendin e 99-të.
Por cilat janë në fakt fushat që perceptohen si më pozitive dhe ato që penalizojnë një vend në këndvështrimin e investitorëve?
Për Shqipërinë rezultati më i mirë është shënuar në perceptimi i biznesit dhe që lidhet me masat dhe kufizimet që has biznesi si dhe lehtësimi në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku rezultati i regjistruar është ai i vendit të 59-të, me 4 shkallë zbritje krahasuar me një vit më parë.
Dimensioni i dytë u performon më mirë është sa u takon fondamenteve ekonomikë dhe që lidhet me parashikimin makroekonomik të vendit, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtore dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion të vazhdim. Shqipëria renditet e 60-ta, me asnjë ndryshim nga një vit më parë. Fusha e tretë në ecuri është te standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 60-të.
Më dobët duket se vendi paraqitet tek shërbimet financiare që kanë të bëjnë me masat dhe thellësinë e aksesit që ka një vend në shërbime të tilla, ndërkohë që edhe kuadri institucional paraqitet gjithashtu dobët me një renditje në vendin e 80-të dhe që ka të bëjë me shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.Indeksi hartohet çdo vit nga Milken Institute, një organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti merr parasysh faktorët ekonomikë dhe financiarë që ndikojnë në investimet e huaja, aktivitetet dhe politikat kryesore të biznesit, ligjore dhe rregullatore të përdorura nga qeveritë për të mbështetur dhe nxitur investimet.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










