Shqipëria
Pse u përplas Rama me përfaqësuesin rus në OKB?
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, ka shprehur një pakënaqësi të tijën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas. Kjo shkelje krijon rrezik, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës.
“Këtu ka një shkelje, sepse udhëtimi i vetë presidentit për të ardhur këtu, shihet si një privilegj, në vend të të cilit, gjatë seancës së mëparshme, delegacioni ukrainas mori pjesë me një lidhje on live. Kjo shkelje praktike është e rrezikshme. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ardhja e presidentit (ukrainas) sot është në shkelje me rregullat. Vendet joanëtare nuk flasin para vendeve anëtare”, tha Nebenzy.
Derisa Rama iu përgjigj shkurt.
“Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën”, u shpreh Rama.
“Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”, vazhdoi tutje përfaqësuesi rus.
Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit, shkruan Top Channel.
“U nxituat të thoni u vendos, mbi ç’bazë i jepni Zelenskyt fjalën, mbi ç’bazë ftoni ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut?”, tha përfaqësuesi i Rusisë në OKB.
Derisa Rama ka vazhduar replikën e tij.
“Ftesa për Zelensky-n është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelensky-n do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë t’u përgjigjen komenteve të tij. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit. OSBE luan një rol të rëndësishëm, është këtu falë kontributit të saj në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit i qartë se cili është problemi do të doja t’ju ndihmoja”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













