Lajme
Pse Zvicra gjermanishtfolëse është më e mirë në anglisht sesa zonat frëngjishtfolëse?
Kur bëhet fjalë për zotërimin e gjuhës angleze, ekziston një hendek i madh midis pjesëve frënge dhe gjermanofolëse të Zvicrës. Por pse ndodh kjo?
Kompania ndërkombëtare e arsimit EF Education First përdor Indeksin e Aftësisë së Anglishtes EF (EF EPI) për të vlerësuar aftësitë gjuhësore të mbi 2.2 milion të rriturve në 123 vende ku anglishtja nuk është gjuha kryesore.
Me 564 pikë, aftësitë e anglishtes në Zvicër vlerësohen si ‘të mira’ në renditjen e vitit 2025 – pas fqinjëve Gjermani (e 4-ta), Austri (e 3-ta), por përpara Francës (38) dhe Italisë (59), shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Një fakt interesant ‘anësor’ del nga ky studim: si shumë gjëra të tjera në Zvicër, niveli i anglishtes brenda popullsisë varet gjithashtu… nga kantoni.
Si ndodh kjo?
EE EPI raporton se njerëzit që jetojnë në kantonet zvicerano-gjermane janë folës më të aftë të anglishtes sesa homologët e tyre në Suisse Romande dhe Ticino.
Në përgjithësi, rajonet gjermanishtfolëse morën një rezultat prej 583 (nga 700), ndërsa zonat frëngjishtfolëse morën 539 pikë, dhe Ticino, 526.
Sipas kantoneve, Basel-City është një fitues i qartë me 616 pikë, i ndjekur nga Zug (596), Cyrih (592), si dhe kantone të tjera zvicerano-gjermane.
Kantonet frëngjishtfolëse janë renditur më poshtë: Valais (545), Vaud (542), Fribourg (537), Gjeneva (536) dhe Neuchâtel (532).
Ticino italishtfolëse është në fund, me një rezultat prej 526.
Sa i përket qyteteve, Cyrihu dhe Bazeli janë në krye (përkatësisht 621 dhe 620 pikë).
Të tjera janë Lucerna (610), Berna (601) dhe Winerthur (592).
Këtu dy qytete frëngjishtfolëse vijnë të fundit: Lozana (575) dhe Gjeneva (555).
Pse ekziston një ndryshim kaq i madh në aftësitë e anglishtes midis rajoneve gjuhësore?
Një shpjegim është se kantonet gjermanishtfolëse kanë tendencë të integrojnë mësimet e anglishtes më herët dhe më intensivisht në kurrikulat e shkollave të tyre publike sesa kantonet frëngjishtfolëse.
Kjo do të thotë që fëmijët në rajonet zvicerano-gjermane kalojnë më shumë kohë duke mësuar anglisht, gjë që, në planin afatgjatë, rezulton në një rezultat më të mirë.
Për shembull, në Bazel-City, anglishtja futet në klasën e 5-të, ndërsa në Gjenevë mësimet fillojnë në klasën e 7-të.
Sa i përket Ticinos, ka një theks më të madh në gjermanishten në shkollat e saj publike.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












