Lajme
Publikohen emrat e spiunëve të ish-UDB-së
Katër shqiptarë janë zbuluar nga Komisioni për Lustrim si spiunë të ish-UDB-së, Faredin Miftari, Sejfedin Haruni, Shaban shehu dhe Mahi Nesimi. Komisioni për lustrim në Maqedoni sërish është bërë objekt debati, pas publikimit në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e disa personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Shërbimit Informativ Jugosllav (UDB). Në mesin e emrave […]
Katër shqiptarë janë zbuluar nga Komisioni për Lustrim si spiunë të ish-UDB-së, Faredin Miftari, Sejfedin Haruni, Shaban shehu dhe Mahi Nesimi.
Komisioni për lustrim në Maqedoni sërish është bërë objekt debati, pas publikimit në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e disa personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Shërbimit Informativ Jugosllav (UDB). Në mesin e emrave të publikuar janë identifikuar edhe emrat e katër shqiptarëve.
Ky komision publikoi emrat e 11 personave, ish-spiunë që aktualisht kanë poste të rëndësishme në pushtetin e Maqedonisë.
Siç raportoi agjencia INA ish spinë ishin: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari (Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço Jevrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.
Në faqet e këtij komisioni janë shpallur edhe dokumentet dhe dosjet plotësuese të gjithë këtyre personave. Ndërkaq, siç thuhet Komisioni për Lustrimin në të ardhmen do të publikojë emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve të ish-UDB-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












