Muzikë
Publikohet bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me Madonna dhe Missy Elliot
Është bërë e ditur se një nga bashkëpunimet që Dua Lipa vetëm se ka ëndërruar që do të ndodhë, sapo u publikua. Bashkëpunimin me dy nga idhujt e saj, si Madonna dhe Missy Elliot, këngëtarja shqiptare e ka quajtur si ‘të pabesueshëm’, transmeton albinfo.ch.
Remix-i erdhi si bashkëpunim mes treshes, për këngën “Levitating” që është pjesë e albumit të dytë të Dua Lipës, e që mban titullin “Future Nostalgia”.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të vizualizojë me klipe disa nga këngët më të suksesshme të albumit të saj, “Future Nostalgia”.
Pas katër klipeve të para, ajo ka sjellë edhe klipin e këngës “Levitating”, së cilës i ka bërë një ripërpunim në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës Madonna dhe Missy Elliott.
Vetë 24-vjeçarja është shprehur pak ditë më parë në një intervistë për ‘Ash London Live’ se nuk po u besonte syve që po realizonte bashkëpunim me një nga idhujt e saj, siç është Madonna.
“Gjithmonë ka qenë një ëndërr imja që të punoj me Madonnën dhe Missy Elliott, dhe të jemi në gjendje t’i bëjmë në një këngë. Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket e pabesueshme”, ka thënë Dua.
Klipi “Levitating” u publikua të premten në platformën YouTube dhe e veçanta e tij është se këtë radhë, shqiptarja ka protagonist në klip të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Ndonëse skenat në klip ku dyshja shfaqen bashkë janë të paktat – një nga momentet më të veçanta duket të jetë ai kur çifti janë të shtrirë dhe Dua duket e lumtur në mbështetjen e të dashurit.
“Levitating” është kënga e pestë që vizualizohet me klip nga albumi i saj i dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, që doli në shitje në mars të këtij viti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












