Publikohet fotografia e re zyrtare e Qeverisë Federale
Në fotografinë grupore prej tetë personave, gratë janë në shumicë: katër ministre plus kancelarja federale kundrejt 3 meshkujve ministra
Qeveria e Zvicrës, e kompletuar muaj më parë me dy ministra të rinj, ka publikuar sot fotografinë e saj të re, zyrtare për këtë vit. Fotografia dallon nga ato të mëparshmet për nga numri më i madh i qeveritareve femra në krahasim me kolegët e tyre meshkuj.
Në fotografinë grupore prej tetë personave janë katër gratë ministre plus kancelarja federale (post administrativ në Zvicër), Corina Casanova. Ndërsa burrat, tre sish, mbeten në pakicë.
Kjo përbërje gjinore tregon edhe ndryshimin e bërë brenda njëzet viteve të fundit. Kështu, përderisa në vitin 1993 e vetmja grua në qeverinë federale ishte Ruth Dreifuss, sot, 17 vjet më vonë, gratë përbëjnë shumicën bindëse të kësaj qeverie.
Fotografia grupore, ndryshe nga ato të bëra viteve të kaluara, duket e thjeshtë dhe klasike, pa ndonjë efekt dekori. Atë e ka realizuar fotografja nga Berna Monika Flückiger, sipas idesë së presidentes së re, Micheline Calmy-Rey.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












