Shkurt.ch
Publikohet fotografia zyrtare e Qeverisë së Zvicrës
Ajo prezanton shtatë anëtarët e qeverisë (ministrat) dhe kancelarin federal Thurnherr në një portretim nga afër, bardh-zi. Lart në të djathtë qëndron presidentja e porsazgjedhur e Federatës, Doris Leuthard
Duke ndjekur traditën e stabilizuar tashmë, Këshilli Federal i Zvicrës edhe në këtë fund viti ka publikuar fotografinë e vet grupore, që konsiderohet zyrtare për vitin 2017. Ndryshe nga fotografitë e deritashme, kjo më e reja më shumë ngjan me një fletëpalosje të ndonjë shfaqjeje teatrale se sa me një fotografi zyrtare të qeverisë, komentojnë mediat zvicerane.
Ajo prezanton shtatë anëtarët e qeverisë (ministrat) dhe kancelarin federal Thurnherr në një portretim nga afër, bardh-zi, përcjell albinfo.ch. Lart në të djathtë qëndron presidentja e porsazgjedhur e Federatës, Doris Leuthard, dhe fare afër saj, në të majtë është nënpresidenti, Berset.
Fytyrat e gjashtë burrave dhe dy grave imponohen me bardhësi ndërkohë që veshjet e tyre shkrihen në sfondin e zi të fotografisë.
Autor i fotografisë zyrtare është Beat Mumenthaler, i specializuar për realizimin e portreteve autentike.
“Unë kam synuar të krijoj afërsi dhe që personalitetet t`i vendos në fokus në mënyrë individuale”, ka thënë Mumenthaler.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











