Kosova
Publikohet raporti i autopsisë në rastin e 27-vjeçares italiane
Gjatë ditës së sotme janë bërë të ditura detaje të reja në lidhje me rastin tragjik, ku dyshohet se 26-vjeçarja italiane Vanessa Ballan, para disa ditësh u vra nga ish i dashuri i saj nga Kosova, Bujar Fandaj.
Me rastin e publikimit të raportit të autopsisë, siç bëjnë të ditur mediat italiane, viktima fillimisht ishte rrahur brutalisht, e më pas ishte vrarë nga ish i dashuri i saj, ndërsa nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, përcjell albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se gruaja e cila ishte shtatzënë u godit dy herë në mushkëri, dhe më pas u qëllua me thikë në zemër, ndërsa thuhet se 41-vjeçari raportohet se e ka goditur viktimën e tij tetë herë me thikë.
Sipas raportit, 27-vjeçarja kishte arritur afërsisht javën e 12-të të shtatzënisë.
Ndryshe, pas një viti lidhje, italianja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar këtë gjë dhe raportohet se kishte filluar ta përcillte atë duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se do ta vriste në rast se nuk ribashkoheshin.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












