Shkurt.ch
“Pullë alarmi” për mbrojtje nga klientët agresivë
Një pullë alarmi shihet si shpëtim për nëpunësit e kantonit të Bernës, të cilët, kohëve të fundit po përballen me një agresivitet të shtuar dhe kërcënime nga ana e klientëve. Lidhur me masën më të re në shërbim të mbrojtjes së nëpunësve që kanë kontakt me klientë, ka shkruar sot gazeta „Berner Zeitung”.
Sipas gazetës, në të ardhmen, zyrtarët, në veçanti ata të zyrave të përmbarimit dhe sekuestrimit, klientët e tyre do t`i presin në kabina për një person. Ndërsa mbrapa sportelit, ata do të kenë në dispozicion pullën e alarmit, të cilën nëpunësit, në rast kërcënimi, do ta shtypin.
Në ndërtesën administrative të Bernës që aktualisht është duke u rinovuar, do të vendosen detektorë të metalit, të cilët do të pamundësojnë futjen e armëve brenda ndërtesës. Po ashtu, të punësuarit që kanë më shumë kontakt me palët, do të trajnohen për mënyrën se si të sillen me klientët agresivë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











