Lajme
Punësimi i të riatdhesuarve mbetet sfidë
Komuna e Mitrovicës ka shënuar progres në riatdhesimin e të kthyerve, mirëpo punësimi i tyre mbetet problem. Kërkohet më shumë angazhim nga Qeveria
Komuna e Mitrovicës i ka përmbushur të gjitha kërkesat e ekzekutivit që kanë të bëjnë me të riatdhesuarit, por problem mbetet punësimi atyre që kthehen në vendlindje. Kështu ka deklaruar të mërkurën kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Këto kornete prefekti i Mitrovicës i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me anëtarët e grupit punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për ripranim nga Kuvendi i Kosovës.
Anëtarët e këtij grupi qëndruan në Mitrovicë dy herë brenda pak ditësh, për të parë nga dora e parë se si po ecë procesi i riatdhesimit, i cili është njëri nga kushtet themelore të Kosovës për plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave.
“Në përgjithësi ligjvënësit u shprehën të kënaqur me punën e komunës, por thanë ka disa problem që duhet të zgjidhen nga institucionet qendrore të kyçura në këtë proces. Në këtë kuadër u përmend nevoja që të thjeshtësohen procedurat që kanë të bëjnë me plotësimin e kërkesave të të kthyerve”, deklaroi zëdhënësi i komunës, Ahmet Jashari.
Për këtë është deklaruar deputetja Alma Lama, e cila tha se kjo duhet të bëhet nga ministritë përgjegjëse. “Ky thjeshtësim do të duhej të bëhej nga ana e ministrive dhe do të jetë një nga rekomandimet e këtij komisioni” deklaroi deputetja e Vetëvendosjes në Kuvend, Alma Lama.
Ndërsa, deputetja tjetër opozitare (LDK), Vjosa Osmani tha se përkundër përpjekjeve problemi është që për vite me radhë Komisioni Evropian po i sheh po të njëjtat sfida.
“Qëllimi ynë është të monitorojmë se ku janë ato probleme”, deklaroi Osamni pas takimit me prefektin Kastrati.
Zyrtarët komunalë sqaruan se në vitin 2013 janë kthyer 20 familje, ndërsa prej vitit 2011 e deri me tani rreth 300 familje. Ky proces vazhdon, ndërsa barrën kryesore për riatdhesim e kanë komunat e Kosovës, të cilat duhet t’u bëjnë vend atyre që kthehen nga vendet e Bashkimit Evropian
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











