Uncategorized
Punëtorët demonstrojnë kundër pensionimit në moshën 67 vjeçare
Komisioni parlamentar për siguri sociale dhe për shëndetësi, nga mesi i gushtit pati propozuar që në kuadrin e reformës së sistemit sigurimit të pensioneve të moshës të ngrihet në mënyrë automatike dhe mosha e pensionimit në 67 vjet
Disa mijëra punëtorë të organizuar nga “Aleanca për një AHV të fortë” (një bashkim i sindikatave dhe organizatave tjera të punëmarrësve të shërbimit publik, partive të majta e të gjelbra etj) kanë demonstruar sot në Bernë kundër procesit të ashtuquajtur të ridefinimit të sistemit të pensioneve dhe për një pension të moshës dhe trashëgimisë (AHV) të fortë.
Kjo aleancë qëndron mbrapa iniciativës “AHV plus”, për të cilën populli zviceran do të votojë në referendum më 25 shtator, shkruan sda.ch.
Demonstrimi në Bernë qe drejtuar edhe kundër dumpingut të pagave dhe kundër “deindustrializimit” si pasojë një politike të dështuar monetare”.
Siç dihet tashmë Komisioni parlamentar për siguri sociale dhe për shëndetësi, nga mesi i gushtit pati propozuar që në kuadrin e reformës së sistemit sigurimit të pensioneve të moshës të ngrihet në mënyrë automatike dhe mosha e pensionimit në 67 vjet, transmeton albinfo.ch. Kjo do të bëhej në rast se fondi i AHV do të binte në telashe financiare.
Nga ana tjetër reforma e sistemit të pensionimit (Altersreform 2020) do të trajtohet nga të dy dhomat e parlamentit në sesionin vjeshtor të tij.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029









