Kosova
Punëtorët e Aeroportit paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Shoqata Sindikale e Pavarur e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka paralajmëruar që protestën e thirrur për datën 8 gusht do ta shndërrojnë në grevë, nëse kërkesat e tyre për përmirësim të kushteve të punës nuk merren parasysh nga ana e menaxhmentit të kompanisë “Limak”.
Në një konferencë për media të mbajtur të martën, ata kanë kërkuar që të kompensohen dhe të marrin beneficione për rrezikshmërinë në punë, të eliminohen dallimet në paga për punëtorë që kryejnë të njëjtat punë, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të Punës, si dhe pagesën e shujtës,
Tri prej këtyre kërkesave janë të parapara me Ligjin e Punës, i cili është në fuqi, ndërkohë që dy kërkesat e tjera, ajo e shujtës, si dhe pagesa e përvojës së punës kanë qenë pjesë e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, e cila ka skaduar në fillim të vitit 2018, dhe ende nuk është nënshkruar një marrëveshje e re.
Sipas avokatit të Sindikatës, Tomë Gashi, këto kërkesa janë legjitime. Ai ka thënë se punëtorët nuk po kërkojnë asgjë tjetër përveç të drejtave që i kanë pasur para se Aeroporti t’i jepej me koncesion kompanisë turke “Limak”. Ndërkohë që në një përgjigje dhënë gazetës, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka thënë se kërkesat e Sindikatës janë në kundërshtim me Ligjin e Punës.
Në konferencën e së martës, kryetari i Shoqatës Sindikale të Pavarur të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, ka thënë se si pasojë e kushteve jo të mira të punës, çdo vit në Aeroport punën e lënë rreth 100 punëtorë. Ai ka theksuar se që nga viti 2011, kur Aeroporti menaxhohet nga kompania “Limak” janë shuar veprimet sindikale shkruan Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













