Lajme
Punëtorët kosovarë deponuan mijëra ankesa gjatë pandemisë
9 mijë e 797 ankesa kanë shkuar në adresë të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës nga punonjësit kosovarë vetëm gjatë periudhës së pandemisë e deri më tani në Kosovë.
Këto ankesa lidhen direkt me pakënaqësitë e punonjësve nëpër vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Prej të gjitha ankesave, numri më i madh vazhdon të jetë në sektorin publik, thonë nga Inspektorati i Punës.
Vesel Zhinipotoku, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore në Inspektoratin e Punës, ka thënë për Buletinin Ekonomik se numri më i madh i ankesave vjen nga të punësuarit e sektorit publik, duke përfshirë këtu edhe ankesat për pagat jubilare në këtë sektor, shkruan buletini ekonomik, përcjell Albinfo.ch.
“Në Inspektoratin e Punës –organ kompetent për shqyrtimin e ankesave janë adresuar deri më tani 9797 ankesa. Deri më tani kemi 48 ankesa për largime nga puna”, shtoi tutje Zhinipotoku.
Ndërkaq, deri në fillimin e muajit tetor nga punëtorët kosovarë ishin bërë 8 mijë e 846 ankesa në Inspektorat të Punës, ku vetëm nga sektori publik ishin gjithsej 8 mijë e 410 ankesa, kurse në sektorin privat kishin qenë 436.
Si rrjedhojë, nga muaji tetor deri më sot janë shtuar edhe 951 ankesa të reja në këtë Inspektorat për vetëm dy muaj.
“Numri total i ankesave në Inspektoratin e punës gjatë vitit 2020 është 8846 ankesa. 8410 ankesa në sektorin publik dhe 436 në sektorin privat”, kishte thënë Agim Millaku, zyrtar për informin nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë.
Ndërkohë, vetëm 48 punonjës janë drejtuar kah Inspektorati i Punës për parashtrimin e ankesës për largim nga puna deri më tani, edhe pse në media është përfolur se edhe shumë të tjerë janë larguar nga puna nga punëdhënësit, mirëpo që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për ankesë në Inspektorat.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën










