Lajme
Pushimet verore dyfish më të gjata në Ticino se në Cyrih
Në Zvicër, kohëzgjatja e pushimeve verore të nxënësve ndryshon ndjeshëm në varësi të kantonit ku ata jetojnë. Një ndër dallimet më të theksuara është ajo mes kantonit të Ticinos dhe Cyrihut. Ndërsa nxënësit në Cyrih kanë pesë javë pushime verore, fëmijët në Ticino përfitojnë nga një pushim i gjatë prej dhjetë javësh, dy herë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në Cyrih, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Kjo variacion thelbësor reflekton federalizmin e thellë të Zvicrës, ku çdo kanton ka autonomi për të përcaktuar fillimin dhe kohëzgjatjen e pushimeve shkollore, madje edhe në nivel komunal. Sipas statistikave të Shoqatës së Automjeteve (TCS) dhe Drejtorëve të Arsimit Kantonal (EDK), shumica e kantoneve kanë pushime verore që zgjasin nga pesë deri në gjashtë javë. Përveç Cyrihut, edhe Berni, Schwyz dhe St. Gallen kanë pushime pesëjavore, ndërsa kantonet si Lucerna, Jura dhe Neuchâtel shkojnë deri në gjashtë javë.
Kantonet e tjera që dallohen për pushime më të gjata janë Fribourgu dhe Gjeneva, ku nxënësit kanë tetë dhe tetë javë e gjysmë pushime verore. Në kontrast, kantoni i Aargaut ka vetëm tre javë pushime zyrtare, por komunat aty mund të shtojnë deri në katër javë shtesë, duke sjellë kohëzgjatjen totale në rreth pesë javë.
Pushimet e gjata në Ticino dhe Fribourg nuk kufizohen vetëm në verë. Në këto kantone numri total i javëve të pushimeve gjatë vitit shkollor arrin në 15 javë, më shumë se shumica e kantoneve të tjera, ku numri është zakonisht midis 12 dhe 14 javëve, transmeton albinfo.ch.
Historiani i arsimit, Lucien Criblez, shpjegon se ky model është rezultat i historisë dhe traditave të veçanta lokale. Në të kaluarën, sistemi shkollor zviceran ishte ndarë në shkollën dimërore dhe atë verore, ku nxënësit punonin në terren gjatë verës dhe kishin më pak mësime. Kjo ndarje gradualisht u shfuqizua në shumicën e kantoneve, por disa prej tyre, si Valaisi, e ruajtën për një kohë të gjatë.
“Situata aktuale është një trashëgimi e vendimeve të kaluara,” shpjegon Criblez, duke theksuar se edhe pse sot ky sistem është disi jofunksional, ndryshimet janë të vështira për t’u bërë për shkak të varësisë së rrugës, një fenomen ku praktikat historike vazhdojnë pavarësisht se nuk janë më të përshtatshme.
Nga ana e ndikimeve, ekspertët theksojnë se pushimet më të shkurtra në përgjithësi lidhen me rezultate më të mira shkollore, pasi nxënësit kanë më shumë kohë për mësim. Megjithatë, Ticino përbën një përjashtim të rëndësishëm, nxënësit atje arrijnë rezultate shumë të mira në testet kombëtare edhe me pushime verore shumë të gjata. Kjo sugjeron se faktorë të tjerë si cilësia e arsimit dhe metodat e mësimdhënies mund të kompensojnë ndikimin e pushimeve të gjata.
Përpjekjet për harmonizimin e pushimeve verore në Zvicër kanë qenë të pamjaftueshme, pasi secili kanton mbetet i vendosur të ruajë traditat e veta dhe të marrë parasysh nevojat specifike të komunitetit lokal, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI Humb drejtimin në Torre, vdes një adoleshent... -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027










